Krajë: TIKA rinovon stacionin e policisë

0

Stacioni i policisë në Ostros të Krajës është rinovuar komplet. Kjo falë ndihmës së agjensisë turke për bashkëpunim dhe zhvillim “TIKA”, e cila siguroi të gjitha mjetet e nevojshme.

Bëhet fjalë për një shumë prej 34.000 eurosh.

Nga kjo agjensi theksuan se bashkëpunimi me drejtorinë e policisë do të vazhdojë edhe në të ardhmen.

Edhe nga drejtoria e policisë shprehën falenderimin dhe kënaqësinë për bashkëpunimin me agjensinë turke në përmirsimin e kushteve për punonjësit e saj por edhe për banorët e kësaj zone.

 tika2