Kosovë, urime 10 vjetorin e Pavarsisë

0

Sot qytetarët e Kosovës dhe të gjithë shqiptarët kudo që janë, festojnë 10-vjetorin e Shpalljes së Pavarësisë së Kosovës.

Për nder të kësaj dite do të ketë aktivitete të ndryshe në të gjitha komunat e Kosovës, kurse seanca solemne e Kuvendit të Kosovës dhe marshimi i trupave të FSK-së, do të jetë të dielën, më 18 shkurt.Dhjetë vite më parë, Kuvendi i Kosovës përmes një deklarate të nënshkruar nga deputetët e Republikës, veç atyre serbë, shpallën Kosovën shtet të pavarur dhe sovran, duke u realizuar dëshira shekullore të shqiptarëve për të fituar pavarësinë.

Nga ai çast, Kosova u shpall e pavarur dhe në Ballkan u konfirmua edhe një shtet i ri. Kosova e pavarur menjëherë nisi të njihej nga shtetet mike dhe deri më tash Kosovën e kanë njohur 113 shtete.