Kosovë, Thaçi: S’mund të lëvizim në Evropë duke rrënuar xhamia e kisha

0

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi edhe një here e ka ripërsëritur qëndrimin e tij në lidhje me kishën ortodokse brenda kampusit universitar të Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”, raporton “Zeri.info”.

Thaçi, gjatë takimit me Gjeneral Sir Michael David Jackson, ka thënë se, Kosova nuk mund të lëvizë drejt Evropës duke rrënuar xhamia e kisha.

Presidenti po ashtu ka thënë se ka qenë vetë ai i cili ka luftuar kundër regjimit të Millosheviqit, mirëpo, siç deklaroi ai, tani jemi në një kohë krejt tjetër.

Thaçi ka thënë se këto çështje duhet të zgjidhen vetëm me dialog dhe përmes rrigëve e institucioneve legale.

I pari i vendit po ashtu ka thënë, se të gjithë i njohim kushtet dhe rrethanat në kohën kur Millosheviqi e ka ndërtuar kishin ortodokse, mirëpo, siç deklaroi Thaçi, tani kohërat kanë ndryshuar.