Kosovë, nis viti i ri shkollor, ora e parë e mësimit i kushtohet Nënë Terezës

0

Sot në të gjitha shkollat e Kosovës fillon viti i ri shkollor 2016-2017. Me rastin e fillimit të vitit të ri shkollor 2016/2017, ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Arsim Bajrami, do të vizitojë nxënësit në shkollën fillore dhe të mesme të ulët “MetoBajraktari” në Prishtinë.
Ndërsa, më pas, ministri Bajrami do të marrë pjesë në përurimin e objektit të ri të shkollës së mesme në Ferizaj, thuhet në njoftimin për shtyp të MASHT-it.
Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, me rastin e fillimit të vitit të ri shkollor 2016/17, njoftoi sot të gjitha institucionet shkollore të arsimit parauniversitar në Republikën e Kosovës që ditën e parë të mësimit, ora e parë t’i kushtohet shenjtërimit të Nënës Terezës.Ministria e Arsimit u uron të gjithë nxënësve dhe mësimdhënësve fillimin e vitit të ri shkollor 2016 -2017, njëherësh njofton se tashmë janë bërë të gjitha përgatitjet e duhura për fillimin e mbarë të vitit të ri shkollor.
Shenjtërimi i Nënës Terezë , në shenjë mirënjohjeje të veprës dhe përkushtimit të saj misionar, shpirtëror e human gjatë gjithë jetës në ndihmë të më varfërve në gjithë globin, u bë dje në Selinë e Vatikanit nga Papa Françeskut.