Kosovë, kërkohet të mbeten në burg aktivistët e Vetëvendosje

0

Prokuroria Speciale e Kosovës i është drejtuar me një kërkesë Gjykatës Themelore të Prishtinës, për vazhdimin e masës së paraburgimit për Atdhe Arifin, Astrit Deharin dhe Egzon Halitin. Gjithashtu ka kërkuar vazhdimin e masës së arrestit shtëpiak për Frashër Krasniqin, Petrit Ademi dhe Adea Batusha të gjithë këta aktivist të Lëvizjës Vetëvendosje.
Të gjithë këta aktivistë janë të dyshuar nga Prokuroria Speciale për kryerjen e sulmit ndaj Kuvendit të Kosovës, informon “zeri.info”.
Avokati mbrojtës së Petrit Ademit, Tomë Gashi, ka thënë se prokurori ka kërkuar vazhdimin e paraburgimit dhe të arrestit shtëpiak për aktivistët e Vetëvendosjes për shkak se sipas tij hetimet ende nuk kanë përfunduar.
Gjykata Themelore e Prishtinës me datën 30 gusht shqiptoi masën e paraburgimit Atdhe Arifit, Astrit Deharit, Egzon Halitit, ndërsa për Frashër Krasniqin, Petrit Ademin dhe Adea Batushën, ishte caktuar masa e arrestit shtëpiak.
Kjo masë ligjore për të gjithë këta të dyshuar do të përfundojë nesër.