Kosovë: Gjykata Kushtetuese pezullon themelimin e Asosacionit to komunave serbe

0

gjykataGjykata Kushtetuese e Kosovës ka vendosur ta pranojë kërkesën e Presidentes Jahjaga për interpretim të marrëveshjes së arritur në Bruksel mes Kosovës dhe Serbisë për themelimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe.

Gjykata ka vendosur masë të përkohshme – pezullimin e kësaj marrëveshje deri në marrjen e vendimit përfundimtar nga ana e këtij institucioni.

Ky vendim është publikuar pak orë më parë në web-faqen e Gjykatës Kushtetuese të Kosovës.