Kosovë, Demarkacioni, Mustafa: Nuk pranojmë kërcënime!

0

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa ka folur për vendimin e Komitetit për të Drejtat Civile, Drejtësi dhe Çështje të Brendshme (LIBE) në Parlamentin Evropian dhe ka bërë të ditur detaje të reja nga arsyeja e tërheqjes së projektligjit të demarkacionit në seancën e 1 shtatorit. Mustafa pa dhënë emra ka shprehur se atë ditë ka patur shumë presion dhe kërcënime individuale te deputetët.
“Për shkak të rrethanave ka pasur shumë presion dhe kërcënime individuale te deputetët. Nuk iu kam adresuar asnjë subjekti politik për kushtëzime, por kam thënë se nuk do të pranojmë as një kushtëzim” tha Kryeministri Mustafa.
Në lidhje me vizat Kryeministri Mustafa, njëherësh kryetar i Lidhjes Demokratike të Kosovës theksoi se tashmë liberalizimi i vizave është përgjegjësi e jona.
“Duhet te krijojmë një klimë të argumentimit të plotë. E mirëpresvendimin në Komitetit për të Drejtat Civile, Drejtësinë dhe Çështjet e Brendshme të Parlamentit Evropian (LIBE), por po ashtu pajtohem se ne nuk mund ta fajësojmë askënd në lidhje me liberalizimin e vizave, por tani është krejtësisht përgjegjësi e jona”, raporton Express.
Ai ka njoftuar se do të punojnë edhe me opozitën dhe me të gjithë ata që
kanë vullnet të jenë në konsulta. Komiteti i LIBE i Parlamentit Evropian (PE) Kosova dha mbështetjen e raportit për lëvizje të lirë për Kosovën por nuk dha dritën jeshile për fillmin e negociatave me Këshillin e BE-së për çështjen e vizave, duke e ngrirë këtë proçes për Kosovën. Kushti për vazhdimi e liberalizimit të vizave është miratimi i Demarkacionit me Malin e Zi.