Kosovë, arrestohen 6 aktivistë të VV për sulmin ndaj Kuvendit

0

Policia kosovare ka vënë në pranga gjashtë antarë të Lëvizjes Vetvendosje, të cilët dyshohet se kanë planifikuar, organizuar dhe ekzekutuar sulmin me granata mbi Kuvendin e Kosovës, në mbrëmjen 4 katër gushtit.
Zyrtarët e kësaj force politike kanë konfirmuar se mes të arrestuarve është edhe zëdhënësi i VV-së, Frashër Krasniqi. Nga ana tjetër, autoritet thanë se operacioni për ndalimin e të dyshuarve është organizuar nga Prokuroria Speciale në Bashkëpunim me Policinë pas një hetimi intensive lidhur me ngjarjen.
Gjithashtu, njoftohet se në cilësinë e provave materiale janë konfiskuar gjashtë armë zjarri, tre pushkë automatike, dy pistoleta si dhe dëshmi të tjera që kanë të bëjnë me këtë rast. Këto objekte pritet t’i kalojnë ekspertëve për ekzaminim.
Për mediat ka reaguar menjëherë kreu i Lëvizjes Vetvendosje, Visar Ymeri, i cili u shpreh se arrestimet janë thjesht një akt klasik i përndjekjes ndaj kundërshtarëve politik.