Kosova miraton vijën kufitare me Malin e Zi sipas kushtetutës së vitit 1974

0

Në seancën e djeshme qeveria e Kosovës ka miratuar raportin e Komisionit për demarkacion me të cilin vija kufitare me Malin e Zi do të bëhet sipas kushtetutës së vitit 1974, raporton Radio Europa e Lirë.

Kryetari i komisionit Murat Meha, deklaroi se vija kufitare në mes dy vendeve është përcaktuar në bazë të dokumentacionit të ish Kuvendit të Krahinës së Kosovës, si dhe Drejtorisë Gjeodezike të Kosovës dhe Serbisë.

“Komisioni me përgjegjësi të plotë dokumenton se territori i Kosovës nuk ka lëvizur as për një centimetër katrorë”, tha Meh gjatë prezantimit të raportit.

Qeveria kërkoi që presidentja Atifete Jahjaga të ngarokojë Ministrin e punëve të jashtme Hashim Thaci, dhe punëve të mbrendshme Skender Hyseni, që të nënshkruajnë marrëveshjen për demarkacion me Malin e Zi, të cilën më vonë duhet ta miratojë Kuvendi i Kosovës.