Kosova i kërkon falje Malit të Zi

0

Gjatë protestave të dhunshme të djeshme, në të cilat e pësoj veçanërisht ndërtesa e qeverisë së Kosovës në Prishtinë, me një gurë është goditur edhe ambasada e Malit të Zi, e cila është e vendosur në qendër të qytetit. Siç raporton portali RTCG nga burime në Prishtinë, zëvendësministri i Punëve të Jashtme i Kosovës, Petrit Selimi, në emër të Hashim Thaçit i kërkoj falje Malit të Zi për këtë akt vandalizmit. Përndryshe, media në Prishtinë goditjen me gurë të ambasadës së Malit të Zi ka vlerësuar si një incident diplomatik, dhe përfaqësuesit e autoriteteve të Kosovës bënë të ditur se ata do të bëjnë çdo gjë për të zbuluar dhe ndëshkuar personin që hodhi gurë në dyert e ambasadës së Malit të Zi.

Sot në Prishtinë situata është e qetë. Sheshi kryesor i  qytetit, në të cilin dje u mbajtën demonstratat, është pastruar. Policia tha se në protestë janë lënduar 19 policë dhe katër protestues. Gjithashtu, policia e Kosovës konfirmoi se janë arrestuar 22 prej tyre.