Korridori Blu: Kalon nga Podgorica apo Ulqini?

0

Nënshkrimi i Memorandumit  në mes Shqipërisë, Malit të Zi dhe kompanisë kineze “Pacifik” para dy ditëve në Kinë, ka aktuelizuar përsëri cështjen se nga do të kalojë kjo autostradë në Mal të Zi.

E sigurtë është se të dy vendet, si Mali i Zi ashtu edhe Shqipëria, do të lobojnë që ajo të kalojë aty ku u përshtatet atyre.  Burimet e ndryshme njoftojnë se Podgorica zyrtare po lobon që kjo autostradë të kalojë nëpër Podgoricë dhe me Shqipërinë të lidhet nëpërmjet pikëkalimit të Hanit të Hotit, kurse Shqipëria që rruga të kalojë nëpërmes Ulqinit.

Gjithsesi, kjo gjë nuk është vendosur akoma, por nuk është heret që edhe zyrtarët pushtetit lokal, politikanët dhe OJQ-të të angazhohen në ngritjen e kësaj cështjeje, pasi kalimi i saj nëpër Ulqin do të kishte një ndikim masiv në ofertën turistike të qytetit.