Kontrolla policore të përforcuara në rrugën për Podgoricë

0

Pas njoftimit për protestë të re e cila do të fillojë sot në ora 19.00, policia e shtetit ka përforcuar kontrollet në rrugët që cojnë për në Podgoricë, njoftojnë mediat malazeze.

Sic mund të shihet në foto, në Virpazar kontrollohet edhe rruga prej Ulqinit/Tivarit që con në kryeqytetin e vendit.

“Vijesti” sipas burimeve të veta jep informatë se kontrollohet secila makinë që udhëton për Podgoricë.