Konferencë: Promovimi dhe përkrahja e biznesit social në Komunën e Ulqinit

0

Me datën 03.07.2015, në hotelin Otrant në Ulqin, me fillim në orën 10:00, do të mbahet konferencë në lidhje me promovimin dhe përkrahjen e biznesit social në Komunën e Ulqinit. Kjo konferencë organizohet në kuadër të projektit “Adriatic Welfare Mix” që financohet nga Bashkimi Europian.

Qëllimi i Konferencës është promovimi i projektit dhe prezantimi i përkrahjes konkrete më qëllim të themelimit të biznesit social në Komunën e Ulqinin.

Projekti “Adriatic Welfare Mix” është i orientuar në ndryshimin e kornizave të politikave dhe decentralizimin e sistemit të ndihmës sociale, sipas modelit të kombinuar të politikave dhe programeve sociale dhe Welfare Mix Modelit.  Kjo qasje sjell deri tek zhvillimi i modele inovative të bizneseve sociale, përkrahjes së programeve kualitative dhe kalimit e të rinjve nga arsimi në tregun e punës dhe rritje e inkuadrimit të rinjve në zhvillimet shoqerore dhe ekonomike.