Konferencë për multikulturalizmin dhe praktikat e artit bashkohor  

0

Në Ulqin nga data 4-6 dhjetor në organizim  të Fondacionit  Konrad Adenauer Stiftung  dhe  Shoqatës IACT në hotelin ,,Pallati Venezia,, do të mbahet Konferenca  me karakter rejonal

Forca  e kulturës

Multikulturalizmi dhe  praktika në artin bashkohorë:

etnizimi apo interakcioni?

Kështu u ra dakort në takimin që kryetari i Komunës  së Ulqinit Loro Nrekiqi pati me përfaqësuesen e Fondacionit Konrad Adenauer Sanija Shlivançanin. 

Bashkëbiseduesit u pajtuan që Ulqini është vend  ideal për mbajtjen e një takimi  të këtij lloji  pasi është i njohur jo vetëm në Malin e Zi por edhe më gjërë për  multikulturalizmin dhe multikonfesionalizmin .

Organizatori ka  paraparë që në ditën e parë  të takimit  të mbahet  një mbrëmje letrare  ku shkrimtari i njohur Andrej Nikollaidis do të moderojë takimin me  shkrimtarin e njohur Llasko Vegel nga Serbia. 

Hapjen e Konferencës do ta përshëndesin  personalitete  të larta  të organeve rrepublikane, komunale dhe  Drejtori i Fondacionit. 

Në panelin  Politika  publike  dhe multikulturalizmi  do të flasin të ftuarit nga  Ministria e kulturës, ajo , për të Drejtat e Njeriut, Zyra  e UNESKO-s Instituti Goethe me seli në Beograd dhe përfaqësuesi i Partisë Boshnjake  të Malit të Zi, Ne oret e  mbrëmjes  është paraparë program kulturorë.

Më  datën 6 dhjetor  të ftuar nga vende të ndryshme të rajonit do të  ligjerojnë në temën Praktika  artistike dhe multikulturalizmi. 

Në pjesën e dytë për këtë temë  do të flasin  Drejtori i Muzeut Nacional të Fotografisë Marubi nga Shkodra dhe Docenti  në Fakultetin  e artit dramatik nga Cetinja . Moderator do të jetë prof. janko Lumoviq.