Komuna: Transporti i nxënësve falas apo me pagesë?

0

Lajmi i mirë se transporti për nxënësit në komunën e Ulqinit do të jetë falas, gjegjësisht do ta financojë vetë Komuna, duket se ka marrë kthesa të reja.

Siç njofton TV Teuta, nga kabineti i kryetarit Fatmir Gjeka, kanë marrë lajmin se transporti pa pagesë do të jetë vetëm për ato nxënës që udhëtojnë më gjatë se 5 km.

Dhe derisa shprehet kanaqësi për arritjen e marrëveshjes për subvencionim me resorin përkatës të qeverisë, nga ana tjetër transportuesit kanë ankesa.

Siç deklarojnë disa prej tyre, ato për një kohë të gjatë nuk kanë marrë asnjë cent nga Komuna.