Komuna: Thirrje publike për dhënien me qira të tokës për objektet e përkohëshme

0

Komuna e Ulqinit ka shpallur thirrje publike për dhënien me qira të tokës për ngritjen e objekteve të përkohshme në bazë të planit të objekteve të përkohshme për vitin 2015

Me qira jepen lokacionet që janë të cekura në tabelat të publikuara në faqen e internetit të komunës së Ulqinit (www.opstinaulcinj.com). Qasja në tabelë mund të kryhet direkt, çdo ditë pune, në zyren 73 në ndërtesën e komunës.

Objekti i shpalljes publike janë 81 vende për ngritjen e objekteve të përkohshme dhe 7 parkingje publike.

Ofertat duhet të dorëzohen në zarfe të mbyllura-vulosur çdo ditë pune nga ora 09 në 14 orë, duke filluar nga 19.05.2015. deri 29.05.2015.v, drejtpërdrejtë në biron e qytetarëve të Komunës së Ulqinit,

Ftesa publike është botuar në të përditshmen “Dan”, në faqen e internetit të komunës së Ulqinit www.opstinaulcinj.com dhe në tabelën e shpalljeve të Komunës së Ulqinit.

Hapja publike, me prani të të gjithë ofertuesve ose përfaqësuesëve të tyre të autorizuar do të mbahet më 1.6.2015. vit, në sallën e madhe të Komunës së Ulqinit, duke filluar nga ora 9.00