Komuna do të përkrah aktivitetet kulturore

0

Luljeta Avdiu kryetare e Shoqatës ‘’Ana Malit’’ në një takim që pati me kryetarin e komunës Nazif Cungu foli për angazhimet e shoqatës, pjesëmarrjen në festivale të ndryshme, por edhe për ftesat që kanë ardhur në adresë të shoqatës.

Kryetari Cungu, nga ana e tij, duke shprehur konsideratën për këtë dhe shoqatat e tjera që veprojnë në Ulqin e që prezantojnë vlerat kulturore tha se ata duhet përmbajtur e për këtë duhet një koordinim dhe qasje serioze e të gjithëve.

Komuna sipas kryetarit do të angazhohet që të vjelë sa më shumë mjete nga taksë banimi dhe një pjese e tyre të ndahen për aktivitetet kulturore, që do të zinin vend në një kalendar të hartuar detalisht e ku do të jenë të kyçur ekspertë të fushës.