Komuna shet tokën në Ranë. Blerës shtetasi i Kosovës

0

Komuna e Ulqinit ka shitur sot në ankand parcelën në Ranë për shumën fillestare prej 900.000 euro.

Për këtë tokë kishte vetëm një blerës dhe sipas informacioneve të disa mediave, ajo u ble nga shtetasi kosovar, Lirim Mustafa.

Ky i fundit njihet nga opinioni publik si ndërtues i objektit të paligjshëm në Pyllin e Pishave, i cili më vonë u rrëzua nga inspeksioni.