Komuna: Projekt për mbylljen e kanalit të Kripores

0

Komuna e Ulqinit në bashkëpunim me qytetarët dhe institucionet relevante do të fillojnë projektin e mbylljes së kanalit të Kripores

Në takimin e mbajtur në kabinetin e Kryetarit Cungu morën pjesë përfaqësuesit e Sekretariateve , përfaqësuesit e qytetarëve , të lagjes Gjerana dhe drejtuesit e Kripores.

U debatua për harmonizimin e qëndrimeve për fillimin e një projekti të përbashkët zhvillimor dhe infrastrukturor.Të pranishmit, vëmëndje i kushtuan aktiviteteve paraprake për realizimin e projektit të mbylljes së kanalit të Kripores për cgjë është marë dhe pëlqimi.Pjesemarresit u dakorduan që kjo cështje e cila ka vite që aktualizohet të marë rrugën e zgjidhjes. Krahas banorëve të cilët jetojnë në këtë pjesë të qytetit, kjo rrugë gjatë stinës së verës është tejet e frekuentuar nga mysafiret të cilët përcaktohen që kohën ta kalojnë në këtë vend.Nisur nga kjo, Komuna e Ulqinit, udhëheqësia e Kripores dhe qytetarët kanë shprehur gadishmëri që bashkarisht të zgjidhin këtë ceshtje. Mbetet që palët të njihen me projektin ideor i cili do të realizohej ne faza , mvarësisht nga investitori i mundshëm . U tha se projekti ideor është punuar ne bazë të kërkesave te palëve dhe ai parasheh, rrjedhjen e lirë të ujit të detit, mënjanimin e lidhjeve të ,,egra,, në kanal mbyllja e tij dhe zgjerimi i trasesë në këtë pjesë . Në takimin e sotëm u caktuan edhe detyrat për kompetentët Kanali i Kripores ka një gjatësi 3 kilometra , por në fazën e parë do të përfshihej pjesa deri në urën e vjetër tek Port Milena për të cilin duhet siguruar rreth 300,000,00 euro , mjete këto që do të siguroheshin nga Komuna e Ulqinit, banorët e atjeshëm , Kriporja , Ministritë dhe palët etjera të interesuara. Në takim po ashtu u fol edhe për investitorët e mundshëm të cilët janë të interesuar për realizimin e ketij projekti.