Komuna prap mbyllur!

1

Ndalja e rrymës elektrike rreth orës 11, siç ishte edhe lajmëruar, më së paku ka goditur një pjesë të të punësuarve në administratën e komunës së Ulqinit, të cilët shfrytëzuan rastin dhe u larguan nga puna, për tu mos u kthyer as kur rryma erdhi, rreth një orë më vonë.

Mësohet se një pjesë e punëtorëve, kryesisht shërbimet emergjente, janë kthyer në punë, kurse të tjerët papritmas kanë fituar mbasdite të lirë.

Disa prej tyre konfirmuan për portalin tonë se lejen për tu larguar e ka dhënë vetë kryetari i komunës Fatmir Gjeka.

Kjo ka shkaktuar edhe disa pakënaqsi të palëve të interesuar për dokumentacionin e tenderit në Pristan, pasi që personi përgjegjës për prokurimet publike, si pasojë e kësaj,  nuk ndodhej në vend të punës. 

1 Koment

  1. Edhe mas t’ju kishte dhan leje Fatmir Gjeka disa njisoj kishin ik…Por mirboll se njado edhe kot jan aty,sa i kajn xan ata karriga!

Comments are closed.