Komuna përfundimisht humb Kino Bahçen, rrezikon edhe pronën tjetër

0

Me vendim të Gjykatës së Lartë, Qëndra për Kulturë ka humbur përfudimisht lokalitetin e njohur si Kino Bahcja në Ranë, shkruan “Dan”

Ashtu sic edhe kemi njoftuar më parë, gjykata ka pranuar kërkesën e familjes Zuber për kthimin e pronës, the ajo tashmë është regjistruar si pronë e kësaj familjeje. Këtë për “Dan” e ka konfirmuar dhe Sekretari për mbrojtjen e pasurisë Gzim Haxhibeti.

Ai poashtu tha se për pjesën tjetër në afërsi të Kino Bahces, me sipërfaqe rreth 2.000 metër katrorë, vazhdon procesi me familjen Millosheviq. Edhe ato si arsye për kthimin e pronës kanë të njëjtin arsyetim: mos shfrytëzimin e saj për qëllimin parësor, për të cilin edhe është nacionalizuar filimisht.

Që prej vitit 2006 ky lokalitet jepet me qira private si klub nate.