Komuna nën inspektim!

0

Sot edhe nesër Komuna e Ulqinit do të jetë nën inspektimin e përfaqësuesve të Ministrisë së punëve të mbrendshme (MUP), Drejtoria për inspeksion.

Për këtë kontroll ato kanë paralajmëruar Komunën që javën e kaluar. Nuk dihen saktësisht arsyet e kësaj vizite, por nga kërkesat që i kanë parapri vizitës supozohet se fokusi do të jetë në numrin e madh të punësimeve prej vitit të kaluar gjer më tani.

Në Komunë siç duket janë hapur debate në lidhje me ligjshmërinë e këtyre punësimeve.

Të gjithë organet e Komunës javën e kaluar, kanë dorëzuar pranë kësaj Drejtorie aktet për sistematizim dhe dokumentacionin përcjellës.