Komuna-Ministria e financave: Kompensim për foshnjore

0

Siç mëson portali ynë, komuna e Ulqinit në bashkëpunim me Ministrinë e pakicave, është duke përgatitur një iniciativë drejtuar Ministrisë së financave të Malit të Zi, në lidhje me ndërtimin e foshnjores.

Komuna do të ofrojë truallin për ndërtimin e foshnjores, kurse nga ministria do të kërkohet kompensim në formën e pagimit të kontributeve të prapambetura ose lëshime fiskale. Nga burimi ynë mësojmë se kjo tentativë ka kohë që diskutohet, dhe është arsyeja kryesore e votimit të përmbajtur të disa këshilltarëve kur kjo pikë ishte në rend të ditës në kuvend.