Komuna do të mbështesë aktivitetet e Organizatës së të Verbërve për Tivar dhe Ulqin

0

Kryetari i Komunës së Ulqinit Nazif Cungu priti sot Kryetarin e Organizatës së të Verbërve për Tivar dhe Ulqin Veselin Joketiq. Cungu falenderoi të pranishmit për vizitën dhe informacionet për aktivitetet e këtyre organizatave në mbrojtjen e të drejtave të të verbërve dhe përmirësimin e statusit të tyre në shoqëri.

Numri i anëtarëve të kësaj organizate është më shumë se 70, kryesisht nga territori i Tivarit dhe Ulqinit, por besohet se numri është më i lartë, pasi jo të të gjithë janë të antarsuar në këtë organizatë. Kryetari Cungu theksoi se Komuna e Ulqinit do të jetë e angazhuar  në mënyrë të përhershme në mbështetjen e kësaj organizate dhe për mbrojtjen dhe realizimin e të drejtave të të gjithë qytetarëve me nevoja të veçanta. Ndër të tjera kryetari Cungu theksoi gatishmërinë e Komunës së Ulqinit dhe ndërmarrjeve të tjera publike për të subvencionuar shërbimet për personat me aftësi të kufizuara,  çka Joketić e vlerësoi si diçka mjaft pozitive dhe të mirëpritur.