Komuna kërkon vullnetarë biokimistë!

1

Në faqen zyrtare të Komunës së Ulqinit është shpallur plani i trajnimit të vullnetarëve me arsimim të lartë për vitin 2015/2016.

Asgjë nga kjo nuk do të ishte e çuditëshme sikur njëra nga profesionet e kërkuara të mos ishte ai i biokimistit. Se çfarë trajnimi mund të marrë një biokimist në Komunë, e cila nuk ka kurrëfarë laboratori, dhe se çfarë dobie ka vetë Komuna nga kjo, është pyetja e parë që vjen në mendje. E gjithë kjo ngjason me përgatitjen e vendeve për persona tashmë të caktuar sipas preferencave që nuk kanë të bëjnë fare me nevojat e Komunës.

Edhe pse vullnetarët nuk kanë të drejtë pagese, ato përfitojnë shpenzimet për ushqim dhe ato të transportit, çka do të thotë se Komuna në këtë proces nuk del pa shpenzime.

vullnetar1

1 Koment

  1. Apo fillon si vullnetar por behet profesionalist shume me shpejt. Me rendesi eshtete hyhet njehere se pastaj shume leht transferohet statusi. Sic shkojne punet zakonisht tek ne, po ja pregadisin ndokujt.

Comments are closed.