Komuna fiton gjygjin ndaj Nusho Kallaç. Tani në kërkim të gjysëm milioni euro

0

Gjykata Supreme ka pranuar revizionin e Komunës së Ulqinit dhe ka hedhur poshtë vendimin e Gjykatës së Lartë në lidhje me lëndën e kompanisë serbe Progres-Pirot,  të drejtat e së cilës i kishte avokati Nusho Kallaç.

Kallaç nga bllokimi i xhiro llogarisë së Komunës ka tërhequr 500.000 euro, të cilat tash përsëri duhet ti kthehen Komunës.

Duke pasur parasysh përvojën me lëndë të ngjajshme në të kaluarën, ekziston mundësi e madhe që Kallaç të ketë shpallur falimentimin, dhe kështu Komuna përsëri  të mbesë me gisht në gojë.