Komuna e Ulqinit: Zgjedhet ofertuesi më i volitshëm për ndërtimin e akua parkut

0

Në bazë të vendimit të publikuar sot nga Komuna e Ulqinit, Konzorcimum D.O.O. Ulqin Aqua Park & Entertainment, Bijello Pole zgjedhet si ofertuesi më i volitshëm që plotëson të gjitha kushtet e tenderit për dhënien me qira të tokës në Shtoj për ndërtimin e akua parkut në Ulqin.

Kjo kompani ka bërë ofertë prej 1.10 euro për m² për një vit për tokën me sipërfaqe prej 25,498 m², që i bie 28,047.8 euro në vit, ose 841,434 euro për 30 vjet dhe në këtë mënyrë është oferuesi i vetëm dhe vlerësohet me 100 poena në bazë të rang listës të publikuar nga komisioni i veçant i themeluar nga Komuna e Ulqinit.

Pas afatit të ankesës në këtë vendim që është caktuar 5 ditë, vijon nënshkrimi i kontratës. Pasi që objekti është paraprë i karakterit të përkohshëm, menjëherë pas hartimit të planit për objekte të përkohshme për vitin 2015 do të fillohet me procedurën për leje të ndërtimit.