Komuna e Ulqinit vlerësohet me çmim për inovacion në promovimin e potencialeve investuese

0

Në ceremoninë e mbajtur dje në Podgoricë, Komuna e Ulqinit u vlerësua me cmimin “Best Practice Programme in local government 2017”  për praktikën e promovimit të investimeve ndaj investitorëve. , e cila u cilësua si inovative dhe shembull i mirë për Komunat e tjera. Këtë cmim e ndan Bashkia e Komunave ne Mal te Zi dhe misioni i OSBE-se.

Cmimin e pranoi kryetari i Komunës Nazif Cungu, kurse prezantimin e bëri njëri nga antarët e ekipit për promovimin e investimeve Arsllan Hajdinaga. Ai falenderoi antarët e tjerë Asllan Llunjin dhe Aleksandër Daboviq, për kontributin në këtë arritje, si dhe kryetarin Cungu për mbështetje.