Komuna e Ulqinit: Trajnime falas për sipërmarrësit e rinj

0

Komuna e Ulqinit në bashkëpunim me Biznis Start qendrën Tivar (BSC Bar) në kuadër të projektit “Adriatic Welfare Mix”, të mbështetur nga Bashkimi Evropian, gjatë dhjetorit 2014 dhe janarit 2015 për sipërmarrësit e rinj potencial organizon trajnime falas mbi temat:

– PËRVETËSIMI I AFTËSIVE THEMELORE TË BIZNESIT
– SIPËRMARRJA SOCIALE NË MAL TË ZI
– IDENTIFIKIMI I BIZNES IDESË
– PËRGATITJA E BIZNES PLANIT
– MARKETINGU
– SI TË REGJISTROHET BIZNESIN

Trajnimet do të zgjasin 14 ditë dhe do të organizohen në kohën e caktuar me grupin e pjesëmarrësve të interesuar.
Mënyra e lajmërimit bëhet përmes formularit të cilin mund ta gjeni në faqen www.bscbar.org dhe përmes dërgimit të këtij formulari në email adresën v.antunicevic@bscbar.org apo përmes numrave të telefonit 313 712. Afati i lajmërimit është data 10.12.2014.
Për informata më të hollësishme mbi vetë projektin dhe trajnimet e planifikuara mund të informoheni gjatë prezantimit në INFO-dita me datën 03.12.2014 në ora 12:00 në sallën e Komunës së Ulqinit!