Komuna e Ulqinit: Sot fillon shqyrtimi publik për Kripore

0

Kryetari i Komunës me vendim të datës së sotme ka përcaktuar Draftin e Studimit të mbrojtjes së zonës së Kripores së Ulqinit.

Ky draft prej sot do të jetë në shqyrtim publik i cili do të zgjasë deri me datën 12.11.2015, pra 22 ditë.

Shqyrtimi do të bëhet në në formë elektronike, të shkruar dhe gojore. Shqyrtimi me anë elektronike organizohet në atë mënyrë që të interesuarit i dërgojnë sugjerimet e tyre me email në adresat:

zenepa.lika@ul-gov.me ,  avdula.dervishi@ul-gov.me,  omer.bajraktari@ul-gov.me

 

Shqyrtimi me shkrim organizohet me dërgimin e sugjerimeve me anë të letrës në adresën:

Sekretariati për veprimtari komunale dhe mbrojtje të mjedisit në Komunën e Ulqinit

Bul. “M.Tito”-“Gj.K.Skenderbeu” bb ,

 

Shqyrtimi gojor do të organizohet në sallën e Kuvendit të Komunës së Ulqinit me datën 28.10.2015, me fillim në ora 11.00.

 

Shqyrtimi do të organizohet nga Sekretariati për veprimtari komunale dhe mbrojtje të mjedisit i cili pas përfundimit do të bëjë raportin e shqyrtimit së bashku me sugjerimet apo ankesat e të gjithë pjesmarrësve, dhe të njëjtin do ta publikojë në webfaqen e Komunës.