Komuna e Ulqinit shpall Konkursin për ndarjen e bursave për studentët e dalluar

0

Në bazë të nenit 7 të Vendimit për ndarjen e bursave për studentët e talentuar te Komunës së Ulqinit,

KOMUNA E ULQINIT
SEKRETARIATI PËR ADMINISTRATË DHE VEPRIMTARI SHOQËRORE

shpall

KONKURS PUBLIK
PËR NDARJEN E BURSAVE STUDENTËVE TË TALENTUAR PËR VITIN AKADEMIK 2016/2017

Komuna e Ulqinit do të ndajë bursa për studentët e rregullt, më të mirë, të vitit të II – të dhe viteve të tjerë të fakulteteve, pa marrë parasysh vendin e studimit, nëse vendbanimin e kanë në territorin e Komunës së Ulqinit dhe që plotësojnë këto kushte:

Kandidati (studenti) i paraqitur ne konkurs  duhet te ketë më së paku noten mesatare 9 (nëntë) prej vitit të kaluar të studimeve.

Komuna e Ulqinit, duke pas parasysh kuadrot deficitare, bën dallimin e studenteve te fakulteteve në vijim: fakultetit të mjekësis, të ndërtimtarisë dhe fakultetit të arkitekturës, të cilët studenta duhen të kenë noten mesatare minimum 8.5.

Së bashku me fletëparaqitjen kandidati duhet te dorëzoj edhe:

1. Fotokopjen e letër njoftimit ose çertifikatën e nënshtetësisë
2. Vërtetimin e vendbanimit
3. Vërtetimin e regjistrimit të vitit akademik
4. Vërtetimin e provimeve të realizuar për vitin e kaluar akademik
5. Vërtetimin e notës  mesatare për vitin e kaluar.

Përveç dokumentacionit të lartpërmendur, studenti duhet të cekë në fletëparaqitje edhe:

1. Numrin e telefonit celular ose fiks
2. Të dhënat mbi zhiro llogarinë e studentit.

Afati për dorëzimin e fletëparaqitjes është prej  26.10.2016 deri  26.11.2016.

Fletëparaqitja dorëzohet përmes postës ose në sportelin e Byrosë së qytetarëve në Komunën e Ulqinit, me adresë të poshtëshenuar:

Komuna e Ulqinit – Sekretariati per administratë dhe veprimtari shoqërore, rr. Gjergj Kastrioti Skenderbeu, për komisionin për ndarjen  e bursave studentave të dalluar. 

Më hollësisht mund te informoheni në numrat e tel. 030/412-650, lokali 109 ose tek personi kontaktues: Ahmet Aloshi, mob. 069-034-228.

SEKRETARIATI PËR ADMINISTRATË DHE VEPRIMTARI SHOQËRORE