Komuna e Ulqinit priti përfaqësuesit e kompanisë Karisma

0

Sot në kabinetin e Kryetarit të Komunës u mbajt takimi me përfaqesuesit e kompanisë Karisma të cilët kanë marrë me qira një pjesë të kompanisë „Riviera e Ulqinit“.

Kompanija Karisma së bashku me kompaninë TUI kanë treguar interesim për Plazhin e Madh te Ulqinit gjatë një periudhe të gjatë kohore. Në ditët e kaluara mbas punëve administrative mund të themi se janë pjekur kushtet për fillimin e punëve dhe përgaditjeve për sezonin e ardhshëm turistik.

Në takim sot u bisedua për marrëdhëniet e shkëlqyera të kompanisë Karisma dhe komunës së Ulqinit dhe gadishmërinë për çdo lloj asistence që komuna e Ulqinit i ofron investitorëve të këtij lloji. Ndër të tjerat në takim u bisedua edhe për infrastrukturën dhe sfidat e tjera të përbashkëta të cilat duhen të zgjidhen në periudhën e ardhshme.

Një vemendje e posaçme iu kushtua peshtjes të të punësuarve në objektet të cilat janë marrë me qira për të cilët u kërkua një vemendje e posaçme nga ana e përfaqësuesve të komunës së Ulqinit. Në bisedu palët u arritën marrëveshtjen që punëdhënësi të kyçet maksimalisht në edukimin dhe pergaditjen profesionale të kuadrove egzistues megjithatë palët u dakorduan që të veprojnë së bashku me qëllim të animimit të një numri sa më të madh të individëve për lajmërimin në thirjen publike për kurset dhe pergaditjet e tjera profesionale që organizon kompanija për të interesuarit e tjerë.

Përveç të tjerave, kompanija Karisma është shpallur si një kompani me titullin “A great place to work” i cili i jepet punëdhënësve me të cilët të punësuarit janë posaçërisht të kënaqur.

Gjatë prezantimit të kompanisë, i cili u realizua në sallë të madhe të Komunës së Ulqinit përpara përfaqësuesve të afaristëve nga Ulqini një vemendje e posaçme u vendos në rëndësinë e grupit TUI që në këtë projekt paraqitet si partner strategjik i kompanisë Karisma.

Nga kompania Karizma kanë veçuar angazhimin e tyre maksimal me qëllim që përgaditjet dhe punimet të finalizohen për sezonin e ardhshëm turistik.