Komuna e Ulqinit nënshkroi marrëveshje bashkëpunimi me Softmogul Inc

0

Komuna e Ulqinit nënshkroi të premten me 15.12.2017 marrëveshjen e bashkëpunimit me kompaninë “Softmogul” Inc e cila ndërtoi një softver i cili shërben për shitjen dhe menaxhimin  online të kapaciteteve turistike.

Ky program i sistemon kapacitetet turistike në të gjitha web faqet si booking.com, expedia, trivago dhe të tjerë duke i dhënë përdoruesit mundësi të menaxhojë online kapacitetet e veta turistike. Nga ana tjetër, Komuna e Ulqinit dhe Organizata Turistike do jenë të informuara për statistikat përkatëse dhe ecurinë e mbushjes të kapaciteteve në kohë reale. Poashtu, në drejtim të vjeljes të taksave të banimit do i ndihmojë Komunës së Ulqinit me informatat e sakta ne lidhje me turistët që kalojnë pushimet në Ulqin.

Ky program ka qellim t’i ndihmojë secilit pronar të akomodimeve turistike (apartamente, vila, hotele etj) në procedurat e shitjes, menaxhimit dhe lehtësimit të mirëmbajtjes së ofertës turistike. Duke qenë se ky program nuk është me pagesë, ftohen të gjithë qytetarët të provojnë benefitet e përdorimit të këtij programi modern.