Komuna e Ulqinit në panairin e investimeve MIPIM 2017

0

Në kuadër të fushatës për promovimin e investimeve të huaja në Komunën e Ulqinit, kryetari i Komunës Nazif Cungu do të marr pjësë në panairin ndërkombëtar të patundshmërive dhe investimeve MIPIM 2017, i cili do të mbahet me datat 14-17 mars në Kan të Francës.

Kryetari Cungu gjatë qëndrimit në Kan do të ketë një numër të konsiderueshëm të takimeve bilaterale më investorë të njohur potencial, me theks të veçantë tek investimet në fushën e turizmit.

Në panairin e përmendur do të marr pjesë edhe ministri për zhvillim të qendrueshëm dhe turizëm të Malit të Zi Pavlle Radulloviq.

MIPIM është panairi më madh ndërkombëtar për patundshmëri dhe investime, i cili këte vit shënon edicionin e 28-të. Në MIPIM marrim pjesë më shumë se 90 shtete nga gjithë bota. Panairin e viziton më shumë se 21.000 vizitorë, përfshirë këtu dhe mbi 4800 investitorë potencial, klientë korporativ dhe grupacione hotelerike.