Komuna e Ulqinit ka ulur ndjeshëm shpenzimet e panevojshme në dy vitet e fundit

0

Në kuadër të planit për konsolidim financiar, Komuna e Ulqinit dy vitet e fundit ka ulur ndjeshëm shpenzimet që më herët ishin tepër të fryra, e shpeshherë edhe të panevojshme dhe për të cilat kishte edhe akuza për keqpërdorim.  Nga këto mund të përmenden shpenzimet e reprezentacionit  dhe ato për karburant, të cilat janë përgjysmuar në krahasim me vitet 2014 dhe 2015.

Këtë e ka konfirmuar në rrjetet sociale edhe kryetari Nazif Cungu, i cili ka postuar edhe një grafikon të krahasimit të këtyre shpenzimeve.