Komuna e Ulqinit e gatshme që të ndihmojë në integrimin më të madh të popullatës Rom

0

 Kryetari i Komunës Ulqinit Loro Nrekiq, me bashkëpunëtorë pritën në një takim pune kordinatoren për politikat e integrimit të Romëve në Drejtoriatin e Komisionit Evropian Marta Garsia Fidalgo dhe zyrtarë të Ministrisë së Pakicave.

Theks i veçantë në takim iu kushtua pozitës së popullatës Rome, çështjeve si mbrojtja sociale, ajo shëndetësore, shkollimi, legalizimi i objekteve etj. Kryetari Nrekiq, pasi bëri një prezantim të kësaj popullate në teritorin e komunës së Ulqinit, tha se Komuna është e gatshme që të angazhohet edhe më tej me qëllim të përmirësimit të pozitës së Romëve dhe Egjiptianëve. Në takim ishin dhe përfaqësuesit e OJQ  “Të Rinjtë Rom” të cilët janë duke realizuar një projekt të mbështetur nga Bashkimi Evropian i cili do të përfshijë edhe komunën tonë.

Përfaqësuesja e Bashkimit Evropian Z.Maternov, përshëndeti vendosmërinë dhe angazhimin e Komunës së Ulqinit për masat që çojnë drejtë përmirësimit të integrimin të popullatës Rome në Komunën e Ulqinit dhe veçoi që ndihma e BE nëpërmjet fondeve të projekteve IPA nuk do të mungojë edhe në të ardhmen.