Komuna e Ulqinit: Dikush 3 rroga prapa….dikush 8

0

Problemi i pagesës së rrogave në kohë për të punësuarit në Komunën e Ulqinit është kthyer në dicka komplet të zakonshme. Edhe pse shumë prej tyre kanë rroga shumë të ulta (disa edhe mjaf të larta), problem edhe më i madh është vonesa e tyre prej disa muajsh.

Nga burime të portalit tonë mësojmë se për disa situata është edhe më e rëndë se për të tjerët. Gjersa një numri të punësuarish Komuna u detyrohet 3 rroga, disa të tjerë kanë 8 muaj që nuk kanë parë asnjë cent. Nuk është e qartë se si ka ardhur tek një situatë e tillë, por realiteti tregon se situata do të përkeqsohet edhe më tej.

Me kalimin e sezonit turistik, ulen edhe të ardhurat e Komunës nga taksat e ndryshme, cka automatikisht ndikon edhe në mundësinë e saj për shlyerjen e detyrimeve.

Kjo do të thotë se situata me arrdhjen e vjeshtës mund vetëm të përkeqsohet, ato që janë 3 rroga prapa shpejt mund të jenë 6, e atyre që janë 8 zoti u ndihmoftë.

Megjithatë, nga burime jozyrtare mësojmë se ka të punësuar të privilegjuar, kryesisht afër sindikatave, që pothuajse i kanë marrë të gjitha rrogat. Se sa është e vërtetë kjo vështirë të thuhet me saktësi, por diskriminimi ndaj një pjese të të punësuarve është tepër evident.