Komuna e Ulqinit dhe Ministria e bujqësisë nënshkruajnë marrëveshjen kundër peshkimit ilegal dhe devastimit të bregdetit

0

Ministria e bujqësisë dhe e zhvillimit rural dhe Komuna e Ulqinit kanë nënshkruar marrëveshjen për realizimin e projektit “Zhvillimi i qëndrueshëm i ekosistemit detar dhe bregdetar”, qëllimi i të cilit është lufta kundër peshkimit me dinamit dhe ndalja e devastimit të bregdetit dhe nëndetit.

Nga Ministria thonë se ky problem është më i theksuar në Ulqin, në të cilin janë regjistruar numri më i madh i përdorimit të mjeteve eksplozive.

Nga ICP Office që punon në kuadër të komunës së Ulqinit kanë kohë që merren me implementimin e këtij projekti të ndarë në katër faza i cili ka qëllim të ngrisë njohurinë e qytetarëve për problemin, por edhe eleminimin e fenomeneve shkatërruese për florën dhe faunën në zonën bregdetare.

Nga Ministria njoftojnë se aktivitete të tilla do ti zgjerojnë edhe në komunat tjera bregdetare.