Komuna e Ulqinit: 130 të punësuar më tepër

1

Sipas raporteve të inspektimeve të kryera nëpër komunat e Malit të Zi gjatë këtij viti, del se pushtetet lokale kanë një numër të madh të punësuarish mbi mesataren europiane. Në pushtetet  lokale të Bashkimit Europian janë të punësuar mesatarisht 4 persona për 1 mijë banorë.

Këtu sidomos shquhet Budva e cila ka 333 të punësuar në pak mbi 19.000 banorë (regjistrimi i vitit 2011), cka do të thotë se  ka rreth 250 të punësuar më tepër se mesatarja europiane.

Këtu nuk llogariten ndërmarrjet publike të themeluara nga Komuna.

Edhe Ulqini ka një numër të madh të punësuarish mbi mesataren edhe pse është larg Budvës.

Komuna ka të punësuar 211 persona( pa llogaritur ndërmarrjet publike) në afër 20.000 banorë (regjistrimi i vitit 2011), cka përbën mesatarisht 10 punonjës në 1000 banorë.

Kjo do të thotë se Komuna, pa llogaritur ndërmarrjet publike, ka 130 punonjës mbi mesataren europiane.

Kjo është e rëndësishme pasi sjellja e kapaciteteve të  administratës publike në kufij normal, është një ndër kushtet e integrimit në BE, cka do të thotë se këto integrime (nëse janë afër) mund të jenë mjaft të dhimbshme për popullatën e varfër të Ulqinit.

 

1 Koment

  1. Patjeter duhet llogaritur edhe ndermarrjet per te fituar pasqyren e vertet te crregullimit te krijuar koheve te fundit fal politikberseve te papergjegjshem.

Comments are closed.