Komuna e Prishtinës dhe Komuna e Ulqinit planifikojnë projekte të përbashkëta

0

Dje, Fitore Pacolli, udhëheqëse e kabinetit në Komunën e Prishtinës dhe drejtori i Drejtorisë për Zhvillim Ekonomik, Genc Bashota, pritën në takim një delegacion nga Komuna e Ulqinit në përbërje të nënkryetarit të kësaj komune, Ardijan Mavriqi, Milazim Mustafa, Udhëheqës i Departamentit për Ekonomi, Arsllan Hajdinaga dhe Arben Xhurreta, nga zyra për projekte.


“Vizita e jonë në Kosovë ka të bëjë me bashkëpunimin ndërkufitar (CBC) ndërmjet Komunës së Ulqinit dhe komunave të tjera në Kosovë. Qëllimi është bashkëpunimi realizimi i disa interesave të përbashkëta, respektivisht komunat e Kosovës të bashkëpunojnë me Komunën e Ulqinit, mirëpo jemi të interesuar që ky bashkëpunim të zgjerohet edhe me Komunën e Prishtinës në fusha të caktuara”, tha gjatë këtij takimi nënkryetari i Komunës së Ulqini, Ardijan Mavriqi.


Nënkryetari i Komunës së Ulqinit, Ardijan Mavriqi, u shpreh i gatshëm për bashkëpunim me Komunën e Prishtinës, sidomos në fushën e projekteve rajonale, si dhe kërkoi që të shqyrtohen idetë dhe mundësitë e partneritetit ndërkomunal për realizimin e projekteve me interesa të përbashkëta.
Ndërsa, udhëheqësja e kabinetit të kryetari Shpend Ahmeti, Fitore Pacolli tha se Komuna e Prishtinës është e interesuar për bashkëpunime të tilla përmes projekteve konkrete.


“Ne jemi të interesuar që të bashkëpunojmë dhe bashkërisht të aplikojmë në projekte që janë në interes të përbashkët. Deri më tani kemi qenë të suksesshëm në projekte të ndryshme, pasi që sivjet do të fillojë implementimi i projekteve që kemi konkurruar gjatë vitit të kaluar. Për disa projekte jemi në pritje të përgjigjeve. Kemi konkurruar me rreth 10 projekte në konferencën e donatorëve dhe interesi i jonë është që në parim të bashkëpunojmë për projekte të ndryshme dhe t’i specifikojmë fushat e përbashkëta”, tha Pacolli.


Ndërsa, drejtori i Drejtorisë së Zhvillimit Ekonomik, Genc Bashota, tha se shkëmbimi i përvojave është i mirëseardhur dhe se bashkëpunimi ndërkomunal duhet të thellohet edhe më tutje në të ardhmen.
Në fund të këtij takimi, u vendos që në të ardhmen të organizohet një takim midis përfaqësuesve të të dy komunave në mënyrë që të diskutohet për projekte konkrete që janë në interes të zhvillimit të Prishtinës dhe Ulqinit.

10404161_765365373547303_604588283604660136_n