Komuna: 8000 euro për Star Fest

0

Portali ynë mëson se Komuna e Ulqinit do të financojë edhe spektaklin muzikor Star Fest, për të cilin do të ndajë 8000 euro.

Edhe pse kjo shumë vështirë të mjaftojë për organizimin e këtij spektakli, ato janë mjaft për një Komunë që nuk shpërndan as rroga.

Megjithse aktivitete kulturore duhet të përkrahen, shpresojmë se organizimi i një ngjarjeje të mos vejë në pyetje organizimin e ngjarjeve tjera.

Në program për këtë vit është edhe festivali tradicional i fëmijëve, dhe shpresojmë se ky eveniment nuk do të vuaj si pasojë e mungesës së mjeteve financiare.