Komuna: 12 puntorë në pension

0

Portali ynë mëson se 12 punonjës të Komunës së Ulqinit dhe ndërmarrje ve në varesi të saj, kanë dalë në pension në fund të vitit të kaluar.

8 nga këto janë nga administrata e Komunës kurse 4 nga zjarrfiksat.

Mësohet se 10 prej tyre kanë kërkuar vullnetarisht të pensionohen kurse 2 kanë plotësuar vitet e nevojshme për pension.

Komuna ka marrë përsipër , edhe pse nuk është e obligueshme, që tu paguajë 12 rroga mesatare si dhe të bëjë pagesën e kontributeve të prapambetura si detyrim ligjor.

Pritet qe në të ardhmen ne pension të dalin edhe disa puntorë të tjerë të Komunës.