Kompletohen Bashkësitë lokale në Ulqin

0

Portali ynë mëson se inspeksioni i Ministrisë së mbrendshme që ishte për kontroll në fillim të javës, ka dhënë afat dyditorë që të kompletohen organet udhëheqëse të Bashkësive lokale.

Në 5 prej tyre, nga 12 që ekzistojnë, organet udhëheqëse kanë qenë të formuara, dhe mbetej të kompletoheshin 7 të tjera.

Pasi këto bashkësi nuk janë organizuar vetvetiu, sipas vendimit për bashkësitë lokake të vitit 2011, zgjedhja e këtyre organeve i kalon për detyrë kryetarit të Kuvendit Komunal.

Më poshtë po japim listën e bashkësive të kompletuara.

 

Bashkësia e parë: kryetar Bekim Basha, sekretar Damir Çarmak

 

Bashkësia e dytë: kryetar Nexhat Lajka, sekretar Gjergj Pepgjonoviq

 

Bashkësia Zogaj: kryetar Ramazan Peroviq, sekretar Elvir Zeçeviq

 

Bashkësia “Bashkimi”: kryetar Skënder Tahiri, sekretar Izet Veliu

 

Bashkësia Sukobinë: kryetar Dritan Kurti, sekretar Granit Ujkashi

 

Bashkësia Brajshë: kryetar Beqir Selimi, sekretar Omer Shaba

 

Bashkësia Darzë: kryetar Dragan Nikoliq, sekretar Gjovalin Shkrela