Komisioni vendosi kundër Kalasë në UNESCO

1

Komisioni i cili duhej të vendoste për zgjedhjen ideore të liftit në Kala, mbrëmë mori vendimin e vet. Megjithse disa antarë të këtij komisioni më parë ishin deklaruar kundër liftit në vendin ku edhe ka filluar ndërtimi i paligjshëm, mbrëmë ato nuk patën këtë kurajo.

Sipas informatave që ka portali ynë, vetëm një antar i komisionit nuk ka pranuar të votojë.

Arkitektja Suada Ismailaga në një deklaratë për “Vijesti” në vitin 2009 u shpreh se lifti në fjalë nuk duhet të cenojë pamjen shekullore të Kalasë, dhe se duhet të respektohet statusi i trashigimisë kulturore me qëllim që të mos rrezikohet pranimi në UNESCO.

Mbrëmë ajo votoi pikërisht kundër asaj cka vetë deklaroi para 6 viteve.

E të mos harrojmë këtu kurrsesi kryetarin e shoqatës “Miqtë e Kalasë” Ismet Karamanaga, që vite me rradhë promovon Kalanë në UNESCO, por këto ditë ka zgjedhur heshtjen, duke zhgënjyer gjithë Ulqinin. Rastësi?

Lifti në fjalë, është i planifikuar në atë vend vetëm për qëllime dhe interesa private, duke anashkaluar komplet pasojat që mund të ketë ky lokalitet në të ardhmen.

Po ndodh e njëjta gjë si me objektin e famshëm të investitores “ruse”, të cilës sekretarja e atëhershme Zana Sarvan ia nënshkroi lejen pas përfundimit të mandatit. Se cfarë ndodhi me atë objekt, qytetarët e Ulqinit e dinë shumë mirë. Ai qëndron akoma aty, si kujtesë e turpit dhe e papërgjegjsisë.

E njëjta gjë mund të ndodh edhe me liftin. Nëse antarët e komisionit kanë mendur se me votën e tyre pro nuk kanë kurrfarë përgjegjsie për shpërfytyrimin e Kalasë, e kanë gabim. Emrat e tyre do ti kujtojnë të gjithë banorët e Ulqinit, e jo vetëm të Kalasë.

Antarët e komisionit dhe votimi:

Fatmir Gjeka         PRO

Zana Sarvan          PRO

Suada Ismailaga   PRO

Nikolla Drakiq       PRO

Mustaf Gorana   nuk ka pranuar të votojë

Rifat Alilhoxhiq     PRO

Fuad Mavriq         PRO

Dunja Bilalagiq     PRO

Mirlinda Cena      PRO

1 Koment

  1. Zana Sarvan e Fatmir Gjeka po udhëheqin Vallen e shkatrimit te vlerave. Kuntojm lejen per hotelin famkeq te pandertuar ne Kala që kjo monstrum prej architekti e shiti ne fund te mandatit. O tipat e dhe te Fatmirit duhen shporrur nga pozitat be dim marrës për të jetuar me sadopak dinjitet me hallet e shumta që kemi.

Comments are closed.