Komisioni statutor i PDS: Konventa nuk anullohet. Nesër pritet konfirmimi i Nrekiq si kryetar

0

Komisioni statutor i PDS-së i cili u mblodh sot në Podgoricë, refuzoi kërkesën e një pjese të antarsisë së kësaj partie në Ulqin, për anullimin e Konventës zgjedhore, raporton portali “Vijesti”.

Sipas komisionit, nuk ka elemente që tregojnë se në zgjedhje ka pasur parregullsi dhe manipulime. Këtë përfundim e konfirmoi për “Vijesti” drejtori politik i kësaj partie Tarzan Millosheviq.

Nesër mbrëma do të mbahet edhe seanca e Këshillit Komunal të kësaj partie në Ulqin, ku do të diskutohet për kryetarin e ri.

Sipas të gjitha gjasave, konfirmimi i kryetarit aktual Loro Nrekiq si kryetar i ri, është vetëm cështje formaliteti.