Komisioni për ankesa në Komunën e Ulqinit i ka cilësuar si të paligjshme shkarkimet e ish sekretarëve të Komunës së Ulqinit nga kryetari i atëhershëm Fatmir Gjeka, meson portali lajm.me.
Ky vendim erdhi si pasojë e ankesës së tyre pranë këtij komisioni për të përcaktuar ligjshmërinë e këtyre shkarkimeve.
Ish kryetari Gjeka para disa kohëve shkarkoi tre sekretarë të Komunës në vazhdën e konflikteve të njëpasnjëshme në mes antarëve të pushtetit të mëparëshëm , të përbërë nga koalicioni i tij dhe Forca e Re Demokratike.