Komisioni Europian: Situatën në Kripore po e ndjekim me vemendje

0

Shefi i degës së Komisionit Europian për zgjerim në Mal të Zi, Dirk Lange, në letrën e tij dërguar Qendrës për monitorimin dhe mbrojtjen e zogjve, theksoi se Komisioni Europian do të monitorojë me vëmendje zhvillimin e situatës në Kripore.

Ai poashtu konfirmoi se nga Kriporja varet edhe rruga e mëtejshme e Malit të Zi drejt BE-së, si dhe mbyllja e kapitullit 27 i cili merret me ruajtjen e mjedisit dhe ndryshimet klimatike.

Letra është përgjigje e shqetësimit të CZIP në lidhje me respektimin e afateve të riparimit të pompave të ujit dhe shpalljen e saj si zonë e mbrojtur.

Lange në letrën e tij shprehet i ndërgjegjshëm se vendosja në punë e pompës në Gjerana nuk i jep fund problemeve të Kripores, dhe se monitorimi i statusit të saj do të vazhdojë edhe në të ardhmen.
Ai theksoi se sipas marrëveshjes, shpallja e Kripores zonë e mbrojtur duhet të realizohet deri në fund të tetorit të këtij viti, kurse për shpalljen e saj zonë Emerald, ekzistojnë disa vonesa.