Kolegjiumi: Të hënën mbledhja e radhës e Kuvendit Komunal

0

Kryetari i Kuvendit Komunal Fuad Haxhibeti, konfirmoi për portalin lajm.me se mbledhja e rradhës e Kuvendit Komunal do të mbahet të hënën me fillim në ora 11.00.

Në rend të ditës do të jenë pika me rëndësi të përgjithshme, si problemet në aksin rrugor Plazhi i Madh-Shtoj-Adë, miratimi i vendimit për emërtimin e rrugëve dhe dhënia e pëlqimit për  komisionin zgjedhor komunal.

Sa i përket llogarisë përfundimtare dhe kredisë së re, për to dë të diskutohet në mbledhjen e paraparë për fund të këtij muaji, tha Haxhibeti.