Kokteji i fundvitit: Ndahen çmimet për sportistët dhe nxënësit më të mirë

0

Sot në hotelin Mediteran u mbajt kokteji tradicional i fundvitit i organizuar nga Komuna e Uqinit. Në festim ishin të ftuar personalitete të ndryshëm nga fushat e politikës, artit, kulturës dhe sportit. Të pranishmit i përshëndeti kryetari i Komunës Fatmir Gjeka, pas fjalimit të së cilit u bë edhe ndarja e çmimeve për sportitstët dhe nxënësit më të dalluar të Ulqinit..

Punëtori më i mirë sportiv i vitit u shpall Skender Rexha , trajneri më i mirë Dushan Hajdukoviq, si klubi më i mirë u shpall Klubi i Basketbollit “Ulqini”, sportistja më premtuese Leona Markiq, sportisti më i mirë Armin Kashoxha, kurse mirënjohje të veçantë për kontributin dyzetvjeçar në sportin e qytetit meritoi Gjorgje Daboviq, kryetar i Klubit të karatesë “Ulqini”. Gjithashtu u shpërndanë çmime edhe nga fusha të tjera të sportit si dhe për nxënësit më të mirë të Ulqinit.

Nxënësit më të mirë u shpallën: Neira Mujaloviq, Ema Milla, Kristina Junkoviq, Edona Çapriq, Muhamet Bisha, Isidora Klikovac, Samra Gjelosheviq dhe Erestina Gjeka.