Koha Javore rikthehet te lexuesi në formatin e printuar

0

Koha Javore rikthehet te lexuesi në formatin e printuar
Nga dita e enjte, gazeta “Koha Javore” rikthehet para lexuesve në
formatin e printuar. Në kohën e masave të veçanta për parandalimin
e pandemisë së shkaktuar nga COVID-19, “Koha Javore” iu përshtat
situatës së krijuar dhe sfidës së informimit duke botuar tre numrat
e fundit të gazetës në PDF dhe në faqet on line.
Situata e jashtëzakonshme krijoi një mision të veçantë edhe për
gazetarët e mediave të printuara duke mbetur lajmëtarët më të
besueshëm dhe në interes të informimit të publikut në kohën e
pandemisë.

Me respekt.